Seriozisht e ka kjo? ‘Lajthit’ ministrja Kumbaro: Don’t f*ck them…

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim, e cila ka synim të nxisë leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri.

Mirëpo në një deklaratë referuar nismës për leximin e librave, Kumbaro na ka habitur të gjithëve.

“Lajm i fundit: Lëvizja kombëtare për lexim…. Duhet t’i bëjmë librat sërish “cool”. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të (Don f*ck them). Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruan Kumbaro në Twitter. Ndoshta ka dashur të thotë “mos u ngatërroni me t”, por ka zgjedhur fjalët e gabuara.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, duke e kritikuar për këtë fjalor.