Seleksionimi i talenteve të futbollit, Federata hap zyrën rajonale në Lezhë

Një lajm i mirë për sportin lezhjan hapja e zyrës rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit pikërisht, në Lezhë.

Në menaxhimin e saj kjo zyrë do të ketë edhe Kukësin, Peshkopinë.

Kjo zyrë ka filluar menjëherë seleksionin e talenteve, ndërsa përgjegjësi i kësaj zyra Z. Kristian Gjidodaj thotë se ky rajon ka “futbollistë mjaft premtues dhe është e nevojshme një ndërhyrje e koordinuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive, qoftë nga pushteti vendor, po ashtu edhe nga ai qëndror.”

Si një zonë me traditë në këtë sport, ri ngritja e futbollit në lavdinë e dikurshme është synimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federate Shqiptare e Futbollit ka seleksionuar 180 fëmije me qëllim krijimin e 3 ekipeve të këtij rajoni, përkatësisht U11, U14 dhe U15.

Burimi i lajmit: Ora News