Rrugorët e Lezhës procedojnë 5 drejtues mjetesh, 2 në arrest

Në zbatim të planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Policia rrugore e Lezhës gjate monitorimit të akseve rrugore të qarkut, vetëm paraditen e sotmë ka proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh.

Dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, si dhe tre të tjerë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”

Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Z.T.,63 vjeç, banues në fshatin Nënshat , Shkodër pasi në aksin rrugor Milot -Lezhë ,u kap duke drejtuar një moto mjet, pa leje drejtimi.

V.Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, pasi në qytet Laç, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Si edhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh.B.,21 vjeç, banues në Prishtinë, shtetasi G.P., 71 vjeç,banues në Kurbin dhe shtetasi V.Xh., 69 vjeç, banues në Thumanë, për veprën penale në ngarkim të tyrë “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u proçedua penalisht shtetasi A.M.,banues në Prishtinë,pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij nga shërbimet e Polisisë rrugore iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.