Rrugorët e Lezhës pranga shtetasit që kundërshtoi punonjësen e Policisë

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

Specialistët në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit banues në Lezhë.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative , ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambinetet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.