Rrokadë në Bashkinë e Lezhës. Shëngjini me Administrator të ri…

Dy ditë më parë ministri Klosi vizitoi Shëngjinin dhe mbajti një tryezë bashkëbisedimi me biznesit ku u sqaruan mënyrat sesi do të ushtrojnë aktivitetin e tyre operatorët turistikë.

Në afërsi të kryebashkiakut Ndreu, në këtë tryezë, është vënë re edhe prezenca e Z. Bjordi Malaj, që është tashmë sipas burimeve të konfirmuara, edhe Administratori i ri i Njësisë Shëngjin, ndërsa Z. Gentian Malotaj mësohet të ketë marrë detyrën e shefit të zyrës juridike në Bashkinë e Lezhës.

Z. Bjordi Malaj, Administrator i Njësisë Shëngjin, Bashkia Lezhë

Një rrokadë kjo e Bashkisë e konceptuar mesa duket në këtë pragsezon turistik, në vazhdën e rritjes së vëmendjes për Shëngjinin.

Z. Bjordi Malaj ka studiuar në Universitetin Europian të Tiranës, është nga Lezha, dhe në profilin e tij publik në Facebook  nuk  është  vendosur  ende,  siç  shihet,  detyra  e tij  e re.

Pavarësisht hollësirave, nuk na mbetet veçse t’i urojmë suksese Z. Bjordi Malaj në detyrën e tij të re.