Rrila, Gajushi dhe Tale 2 me kryetarë të rinj fshati, vijon procesit në njësitë e tjera të Lezhës

Komisionet e ngritura nga Këshilli i Bashkisë të caktuar në fshatrat e ndryshme të Njësive Admistrative po shkojnë drejt përmbylljes së procesit të zgjedhje së Anëtarësisë së Kryesisë së Fshatrave dhe më pas të Kryetarit të Fshatit.

Konkretisht, në javët pararendëse janë zgjedhur me votë të banorëve të fshatit Tale 2 Z. Gjovalin Luli.

Z. Zef Mirashaj është zgjedhur Kryetar i Fshatit Gajush, dhe Z. Pjetër Dacaj është zgjedhur me votë unanime të anëtarësisë së kryesisë, Kryetar i Fshatit Rrilë (Barbullojë).

Në javët vijuese do të pasqyrohen edhe të zgjedhurit e tjerë nëpër Njësitë Administrative respektive.