Rrëshen/ 48 vjeçari mbetet i vrarë në rrethana të paqarta

Një 48 vjeçar ka mbetur i pajetë në qendër të Rrëshenit dhe ende po punojet për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i Policisë Mirditë:

Mirditë / Informacion paraprak

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.