Rrebesh me gola, Shënkolli U17 “gjunjëzon” Teutën dhe kalon turin e dytë

Këta djem janë të papërmbajtshëm! Shënkolli U17 ka arritur një fitore bindëse kundër Teutës në ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë U17 me rezultatin 3 – 0.

Shimaj në minutën e 57, Tushaj në të 78-ën dhe Kaceli në kohën shtesë. Këta djem nuk nënvlerësojnë asgjë, dhe shfrytëzojnë me shpejtësi çdo hapësirë për ta goditur kundërshtarin. Në ndeshjen kaluar ata dolën triumfues edhe ndaj Tomorrit me rezultatin 2 – 1.

Me këtë performacë, ata po e tregojnë haptazi, se janë rrezikur nr.1 i çdo ekipi tjetër që ka pretendime për kupën.

Urime dhe fitore në ndeshjen e radhës djema!