Rishfaqet “Fantazma”, ironizon deputetin Ndreu: “Një ‘ngelës’ që mburret, sa interesante!”

Përgjegjësi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë Z. Klodian Marku, i cili pak javë mëparë u vu në qendër të vëmendjes publike për shkak të incidentit që ndodhi në Asamblenë e PS-së, kur ky i fundit “u përfol” se po inçizonte fshehurazi punimet e Asamblesë së PS-së Lezhë.

“Fantazma” pra, siç duket është ri-shfaqur sërish, duke ironizuar deputetin Pjerin Ndreu, duke e konsideruar si mburrje publikimin nga ana e tij të tabelës së performancës së deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.

Nëpermjet një postim në rrjetin social Facebook, i ashtuquajturi “Fantazma” shkruan:

Interesante kjo renditja e deputetëve sipas efikasitetit 🧐 Pikët maksimale qenkan 100. Le t’i konvertojmë me notën 10. Së pari, opozita ka muaj që nuk merr pjesë në seancat parlamentare. Këta të PS-së garën e kanë me veten. Së dyti, këta me 44.5 pikë, duke shtuar dhe seancën e djeshme, supozojmë se arrijnë tek 45 pikshi, i bie që as notë kaluese s’kanë marrë një 4 e një gjysëm note, pra 4.5.

Suksese gjashtë mujorin tjetër!