Rikthehet era e fortë në Lezhë! Dëmtohen varrezat e qytetit…

Egërsimi i motit i shoqëruar nga era e fuqishme ka shkaktuar probleme të shumta në qarkun e Lezhës.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka njofton se si rezultat i kësaj situate janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit pas shkëputjes së disa pishave.

Pemët e rrëzuara kanë përfunduar mbi varre duke i shkatërruar ato.

Ndërkohë që erërat e forta vijojnë të lëkundin pemë e të shkulin objekte të ndryshme nga vendi apo t’i rrokullisin ato nga majat e ndërtesave, këshillohet për qytetarët që të evitojnë sa më shumë lëvizjen nëpër rrugët e qytetit apo në hapësirat ndërmjet ndërtesave.