Reagon ashpër ish-deputeti i Lezhës: “Është radha e shqiptarëve t’i japin fund qeverisë së Edi Ramës!”

Është radha e shqiptarëve që t’i japin fund keqqeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, ka deklaruar nga Z. Viktor Tushaj nga selia e LSI-së.

Ai ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama duke e cilësuar si atë si një marionette në duart e Vuçiç.

Edi Rama po distancohet nga Brukseli duke e rrezikuar ta devijojë Shqipërinë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike, ka shtuar më tej në deklaratën e tij Z. Tushaj.