Rama në Torovicë: “Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie!”

Kryeministri i vendis Z. Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm zonën e Torovicës me rastin e fillimeve të punimeve për shtrimin e kësaj rruge.

“Më çmenët me rrugën e Torovicës… ja ku e keni!”, u është drejtuar kryeministri banorëve.

Në vijim të ecjes së tij përgjatë aksit, kryeministrit i zgjatën një buqetë me lule të cilën ai e shmangu nga vetja për t’ia kaluar njërit prej banorëve që gjendej në afërsi përballë tij, me “arsyetimin” se buqeta e luleleve kuq e bardh ishte për të sepse ai kishte votuar për LSI-në, mirëpo marrësi i luleve u shpreh se kishte votuar PD-në, e jo LSI-në. “Epo lule blu nuk ka më”, ia priti menjëherë kryeministri pas përgjigjes së tij.

Një tjetër banor kërkoi nga kryeministri i vendit që të kryhen investime në sistemet e vaditjes dhe kanalizimeve sepse fusha e Torovicës është ndër më pjelloret pas asaj të Maliqit të Korçës.

Kësaj kërkese kryeministri i është përgjigjur me frazën “zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie që t’jua bëjë!”