“Rama është i poshtër, fiton sepse i blen…”/ Mark Marku flet për situatën në Lezhë për News24

“Rama është i poshtër, fiton sepse i blen votat edhe nëse nuk ia japin”, e kuptoni pra, ka arrit puna deri në këtë pikë, kështu më shprehen njerëzit gjatë takimeve që kam kryer në Fan, Orosh, Rrëshen, Rubik etj.’, thotë Prof. Marku për News24.

Drejtuesi politik i demokratëve për Qarkun e Lezhës, Prof. Mark Marku ka folur gjërë e gjatë në lidhje me situatën në Lezhë gjatë një interviste me gazetarët e News24.

Z. Marku nuk ka ngurruar të fajësojë autoritet lokale për keqmenaxhim, ka fajësuar qeverinë për megakorrupsion, e që i lë qytetarët në mëshirën e natyrës, si dhe u shpreh se shteti praktikisht ka rënë.

Prof. Marku ka folur gjithashtu në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Ai u shpreh se dëshira e tij ka qënë që këto zgjedhje ti fitonte LDK-ja, parti e cila në fakt, humbi thellë.

“Kjo kohë ishte e parashikuar dhe kishte 20 cm borë, që nuk shkakton asnjë problem. Ishin 20 cm borë dhe u bllokua gjithë qarku. Kjo do të thotë se ka korrupsion.Po hodhe kripë para se të bjerë borë, nuk ka ngricë. Problemi është se pushteti lokal dhe qeveria dështuan me 20 cm borë. Ti lësh qytetarët në mëshirë të fatit kjo është katastrofë. Kemi korrupsion të tmerrshëm.Ka fshatra, i gjithë Kurbini, që është pa drita dy ditë. Nëse ne nuk paguajmë dritat, gjobitemi dhe shkojmë në burg, po shtetin kush e gjobit ?”, u shpreh ai për News24

Ndiqeni të plotë intervistën e Prof. Mark Markut për News24: