Rama cakton drejtuesin e ri politik të PS për Qarkun e Lezhës…

Pak minuta mëparë ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, fjalën hapëse të së cilës e ka mbajtur vetë kryetari i PS Edi Rama.

Rama tha se e ka dorën e shtrirë për një marrëveshje me opozitën, sepse paqja politike sigurisht që na intereson edhe ne.

Më pas Rama ka kaluar në diskutimin e asaj që është edhe pjesa më e nxehtë për të cilën u thirr kjo Asamble, që janë ndryshimet e propozuara për strukturat e PS.

Kështu, kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur që për Lindita Nikollën të diskutohet me sekretariatin për t’i caktuar një detyrë tjetër ndërsa drejtimin politik të Qarkut Lezhës e merr Sandër Lleshaj, aktualisht edhe Ministër i Brëndshëm i Shqipërisë.