Rakaj zbulon pamjen e re që po merr Shtëpia e Fishtës në Lezhë

Shtëpia Muze e At Gjergj Fishtës është drejt përfundimit të procesit të restaurimit, proces në fund të të cilit Ministria e Kulturës ka në fokus për ta shndërruar në një destinacion turistik.

Ditën e sotme, edhe pse kohë e vranët dhe reshje të lehta në Lezhë dhe ditë pushimi zyrtar, për Kryetarin e Këshillit të Bashkisë Ernest Rakaj s’ka qënë shkak i mjaftueshëm për të anashkaluar axhendën.

Përsipër disa fotove që tregojnë qartazi transformimin e Shtëpisë së Fishtës ai ka shkruar një thënie të vetë Fishtës që i referohet mentalitetit kolektiv të shqiptarëve.

“Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!”

E thënë me pak fjalë, sipas Fishtës, ne jemi një popull që i bëjmë vetes reklamë për keq.

Duket se edhe pas kaq shumë vitesh që nga koha kur ato fjalë janë shkruar, mentaliteti të cilit vargjet i referohen, ka ndryshuar pak, për të mos thënë aspak.