Qeveria Rama projekt madhor për Shëngjinin, Kryebashkiaku i Lezhës jep lajmin e mirë

Nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu ka bërë publik lajmin në lidhje ndërtimin e Bypass-it të Shëngjinit.

Ky ka qënë një dakordësim i Qeverisë Rama në kuadrin e investimeve madhore të parashikuara për Lezhën, një projekt që për zbatimin dhe jetësimin e tij, Ndreu shprehet se puna ka nisur.

Lexojeni të plotë statusin e Ndreut:

Lajm i mire per turizmin ne Shengjin, Lezhe!

Pas negociatave dhe diskutimeve, qeveria shqiptare nen kujdesin personal te kryeminsitrit Edii Rama, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Lezhe kane konkluduar ne nisjen e punes per projektin dhe zbatimin e bypass-it te Shengjinit💪

Projekti eshte vazhdim rruges Shengjin-Velipoje qe zgjidh njehere e mire trafikun ne qender te qytetit te Shengjinit duke i dhene mundesine e arte te kalimit siper qytetit!

Ritmet e zhvillimit nuk ndalen, per te zgjidhur njehere e mire probleme themelore qe shqetesojne prej vitesh mbarevajtjen e turizmit ne Lezhe. Projekte te tjera jane ne proces🤨