Pushteti i Edi Ramës, është pushtet feminist! – Indrit Vokshi

Nga Indrit Vokshi

Pushteti i Edi Ramës, është pushtet feminist!

Qeveria me më shumë gra në historinë e Shqipërisë – na u mburrën. Ska rëndësi cilësia por sasia, se për gra më kot, nuk kisha parë. Por gjithsesi. Qeveria e cila dha urdhër se pas 30 qershorit kryebashkiakët sdo të largonin asnjë grua apo vajzë nga puna (gënjeu). Kryeministri-brigadier i cili aty në fushën ku i mblidhte fshatarsinë, shante burrat e lavdëronte gratë për rendiment në punë prodhonjëse. Kryeministri i cili deklaroi para dy javësh “Gratë jashtë, burrat në shtëpi”. U bën qejfin grave të pamençura, duke u thënë se në pushtetin e tij kanë prioritet gratë. Se pushteti i tij bën dallime në favor të grave.

Por tek tërheqja zvarrë nuk bëka dallime. Zvarrë tërhiqesh njëlloj, si ishe mashkull, si femër. Dallime bëhen në propagandë, po jo në ndëshkim. Miqësia e grave me qeverinë mund të jetë më e ëmbël, por armiqësia e tyre është njëlloj e hidhur. Ndaj i ndëshkojmë njëlloj. Ju mos prisni reagime të shoqeve dhe shoqatave që marrin fonde për mbrojtjen e grave. Nuk e shajnë ato qeverinë e tyre. Ato janë dakord që gratë e padisiplinuara, t’i disiplonojë policia.