PS e Lezhës më serioze se kurrë! Ja çfarë u pa sot…

Është koha e mirë që u prin mbledhjeve të PS-së në Lezhë apo është kjo e fundit që i prin kohës së mirë?

Ndoshta kësaj nuk dimë t’i japim një shpjegim, por ajo që dimë me saktësi është se kjo është të paktën e treta herë që moti i mirë dhe mbledhjet e PS janë në sintoni perfekte.

E tillë ishte edhe kjo paradite në Lezhë, ditë në të cilën PS e Lezhës ka mbledhur Asamblenë e saj.

Të pranishëm ishin edhe Znj. Lindita Nikolla, në cilësinë e drejtueses së Qarkut Lezhë, deputeti Ndreu, prefekti Prendi, kryetari i PS Lezhë Z. Eduart Ndreca, kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste Znj. Elona Ndrecaj, si dhe drejtues të institucioneve dhe pjesëbërës të tjerë të asamblesë dhe strukturave socialiste.

Ndryshe nga moti i mirë jashtë, në çehrat e fytyrës së anëtarëve të mbledhur nuk mund të lexohej tjetër veçse seriozitet.

Mesa duket pra, kjo nuk ka qënë një asamble ‘sa për të kaluar radhën’, por një e rëndësishme dhe që kuptohet, edhe pse jo e hapur për mediat, çështje me peshë kanë qënë në rendin e ditës.

Fakti që Znj. Nikolla u lirua nga posti ministror për t’iu përkushtuar qarkut, tregon një mobilizim në shkallë të gjërë  të PS-së së Lezhës me synim që pas 13 vitesh të marrë në dorë fatet e Bashkisë Lezhë.

Një tjetër element i cili nuk mund kurrsesi t’i shpëtonte syrit ka të bëjë me organizimin e pashoq të eventit, me mbushjen e sallës me të kuqen e flamurit, me dyshemenë e blujtë në kombinim perfekt vizual me veshjen e Znj. Nikolla (asgjë nuk është rastësi në PS), me vendosjen e personave të rreshtit të parë dhe shumë detaje të tjera që janë të tjerë tregues të ndershëm dhe meritë e patjetërsueshme e aftësive organizative të personit apo ekipit të ngarkuar me këtë pjesë.

Forma është pjesë e rëndësishme dhe ndërlidhet ngushtësisht me substancën.