Prof. Mark Marku takime të njëpasnjëshme në Lezhë, jep garancinë për një qasje tjetër…

Drejtuesi politik i demokratëve të Qarkut Lezhë Prof. Mark Marku ka zhvilluar ditën e sotme takime me zgjedhës dhe struktura të PD-së në disa Njësi Administrative.

Z. Marku gjatë këtyre takimeve mësohet se ka shprehur garancinë për një qasje tjetër të pushtetit në shërbim të zhvillimit të fshatit, bujqësisë, blegtorisë etj.

Në faqen zyrtare në Facebook të Partisë Demokratike Lezhë është pasqyruar me foto ky takim, përmbi të cilat thuhet:

Fitores së PD po i bashkohet masivisht populli i ndershëm i këtij vendi. Qeverisja e rilindjes është e keqja më e madhe e Shqipërisë, qeverisje e dështuar që la në mjerim qindra mijëra familje. Në takimet me demokratët e Kolshit, Blinishtit dhe Dajçit drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Prof.Mark Marku garantoi qasje tjetër të pushtetit në shërbim të zhvillimit të fshatit, bujqësisë, blegtorisë etj. Çdo votë e fituar do të sjellë ndryshimin, çdo votë do të ruhet e paprekshme pasi vullneti i popullit është i shenjtë.

Me Lulzim Bashen kryeministër, fiton Lezha fiton Shqipëria 🇦🇱