Presidenti në Lezhë, takim me Prefektin Gjokë Jaku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Prefektin e Qarkut Lezhë Z. Gjokë Jaku.

Në përfundim të këtij takimi Presidenti Meta ka folur për mediat:

Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si mase parandaluese.

Duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga të gjitha institcionet për tejkalimin e situatës. Sa i takon masave te marra nga qeveria, Presidenti u shpreh se “është bërë perpjekje e rëndësishme për të pasur një frymë më të madhe bashkëpunimi ndërmjet të gjitha autoriteteve dhe qytetarëve.”

Sa u takon emigranteve të mbetur në kufi duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojme që te evitohet levizja në këtë periudhë, edhe pse duhet të behet cdo perpjekje per t’i ndihmuar ata.

Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plote për situaten por dua të përshendes mjekët dhe infermierët te Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës sepse falë tyre kemi gjëndje të stabilizuar në Lezhe dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet.