Presidenti i Republikës dekreton 13 Tetorin, dhe të gjithë kanë vetëm një pyetje!

Zërat për një ferman të ri nga Presidenti sa vinin e shtoheshin, mediat kryesore në vend raportuan se të gjitha lëvizjet e sotme në Presidencë nuk kishin shpjegim tjetër, ku sipas tyre gjithçka ishte gati dhe lajmi pritej vetëm të kasnecohej zyrtarisht mbasditen e sotme.

Mediat patën të drejtë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme datën e re të zgjedhjeve vendore, kjo datë është 13 Tetor 2019.

Pyetja që të gjithë kanë në këto momente është: a do ta pranojë Rama 13 Tetorin?

Ndërkohë kryeministri i vendit e ka shpërfillur ftesën e Presidentit për takim në selinë e tij, dhe madje e ka quajtur atë Salvator Haxhi Qametaj, duke shkrirë kështu 3 personazhe në një emër, atë të Salvator Allendes, të Haxhi Qamilit, dhe Ilir Metaj.

Kjo tregon se Edi Rama vështirë se do të ndryshojë mendje, ai është nga ata liderë që, për shkak të mungesës së flokëve duket edhe më ‘kokëfortë’. Politikisht.

Të gjthë sytë janë tek ai, e gjithë vëmendja do të jetë tek ai.

Nuk mund të mos sjellim në vëmendje faktin se pak ditë mëparë Kryebashkiaku i Lezhës, Z. Fran Frrokaj, shkruante se zgjedhjet duhet të mbaheshin pas 11 Tetorit, pashmangshmërisht kjo na shtyn të mendojmë se Frrokaj diçka dinte mbi këtë lëvizje të Presidentit.

Sidoqoftë, në të gjitha rastet, në fund të çdo skenari nyja gordiane zgjidhet vetëm duke parashtruar një pyetje të vetme:

A do ta pranojë Rama 13 Tetorin?