Pozitiv me koronavirus Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj raportohet se është infektuar me COVID-19.

Ka dalë pozitiv tamponi për Drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj, shkruan “ABC News”.

Brataj është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.

Aktualisht ai është karantinuar ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është rritur duke shkuar në 5 ndërsa numri i të infektuarve në 123.