Posta e Lezhës ka një komunikim të rëndësishëm për të gjithë pensionistët

Duke filluar nga dita e hënë, datë 21 Dhjetor 2020, Posta Shqiptare do të nisë shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit, sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Pensionistët e përfshirë në kategoritë që përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh, mund të tërheqin shumën e përfituar pranë zyrave postare të pagesave të pensioneve.

Me qëllim evitimin e grumbullimeve të panevojshme pranë zyrave postare i bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë rigorozisht grafikun e ISSH, si dhe të ruajnë distancën dhe të jenë të pajisur me masat mbrojtëse.

Ata pensionistë që kanë zgjedhur që pensionin ta marrin me anë të shërbimit “Shpërndarja e pensionit në banesë”, shpërblimi do t’ju shkojë në shtëpi.

Të gjithë pensionistët të cilët nuk do të kenë mundësi që ta tërheqin shpërblimin gjatë muajit dhjetor, mund ta tërheqin gjatë ditëve në vijim.