Policia Rrugore e Lezhës aksion në qytet, ndëshkim kundravajtjes!

Ditën e sotme në qytetin e Lezhës, dhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij është vënë re një prezencë e shtuar e efektivëve rrugorë.

Siç mund të konstatohej lehtësisht, efektivët janë parë të tregohen të prerë dhe të rreptë ndaj shkelësve të kodit të qarkullimit rrugor.

Një tejkalim norme, një ndalesë e pajustifikuar një bllokim korsie, parkim i gabuar, mosvënie e rripit, apo çdo parregullsi tjetër eshtë filtruar imët në ditën e sotme në të katër cepat e qytetit të Lezhës.

Hyrja në sezonin turistik ka sjellë gjithashtu, historikisht, edhe bllokim e trafik të rënduar në rrugët e Lezhës. Ndoshta kjo mund të jetë një prej arsyeve përse rrugorët e Lezhës po kërkojnë disiplinë dhe respektim të normave të kodit të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.