Policia gjen Snajperin, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e Rrëshenit

Zbardhen të të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi. 47-vjeçari u vra sot në Rrëshen, teksa dilte nga lokali i tij.

Gazetarja e Balkanweb Dorjana Bezat raporton se policia ka gjetur pranë një pallati një sjnaper, me të cilin mendohet se është qëlluar Reçi. Ky i fundit u qëllua vetëm me një plumb, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Arma e krimit mund të çojë më pranë identifikimit të autorëve, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.