Policia e Mirditës nën arrest 46 vjeçarin, dy shkelje penale në ngarkim të tij…

Specialistët e Hetimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Sh.,46 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.