Policia e Lezhës zero tolerancë paligjshmërisë, në pranga 3 shtetas

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A. Gj., 44 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të këtë vjedhur disa vegla punë në firmën ku ishte punësuar.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

-Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.