Policia e Lezhës procedon penalisht grupin e sherrit në Shëngjin!

Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh. Turistët raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mesditën e 31 korrikut, por ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Mësohet se disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga ana e policisë, e cila ka dhënë detaje.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit:

-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.

Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.