Policia e Lezhës ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët

🚔Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë 🚔

🔶️Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhës ,si pasojë e kushteve atmosferike.

❄Policia Rrugore e Lezhë, vijon të ndodhet në krye të detyrës 👮‍♂️👮‍♀️❄🌨dhe gjatë gjithë ditës ka monitoruar të gjitha akset rrugore.

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore gjatë ditës së sotme ❄🌨duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për 🚙🚚drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin e vjetër Lezhë-Milot.
Shërbimet e Policisë 👮‍♀️👮‍♂️🚔Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal, të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë 📞112👮📞