Policia e Lezhës: “6 drejtues mjetesh në pranga në 24 orët e fundit”

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh.

Njëri prej tyre qarkullonte me armë zjarri në mjet.

Strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave, kanë shtuar kontrollet në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të jashtëligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për shtetas që qarkullojnë me armë zjarri në automjet.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, në Kurbin, forca e pocaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip “Benz”, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të 25 vjeçarit drejtues të mjetit, banues në Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje “dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë “.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-K.M., 21 vjeç, B.K., 21 vjeç, E.M., V. Gj., 27 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe Kurbin, pasi në Shëngjin, në qytet Lezhë dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot-Kurbin janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.