“Po u gërset dhëmballa për dhëmballë, po u hyn dreqi trupit!”/ Nxënës vishuni trashë!

Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?

E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. – Millosh Gjergj Nikolla

Temperaturat nën zero dhe shkollat në Lezhë pa ngrohje.

Temperaturat nën zero gradë kanë sjellë vështirësi në procesin mësimor në shkollat e Lezhës. Ulja drastike e temperaturave ka berë qe të dale në pah mungesa e ngrohjes në disa nga shkollat e qytetit .

Problematika më e madhe paraqitet ne shkollat e qytetit, pasi sistemet e ngrohjes qëndrore nuk funksionojnë që në instalim.

Problemi në fjale është ngritur nga drejtori i Arsimit ne Lezhe Bardhok Pulaj, sipas te cilit është kërkuar ndërhyrja e Bashkisë Lezhë që të gjendet zgjidhje.

Pulaj ka shtuar me tej se probleme ka edhe ne disa shkolla te fshatrave, ku ngrohja realizohet pjeserisht me dru zjarri, ku ne disa shkolla nuk ka as soba te mjaftueshme, per ngrohje.

Ngrohja ne shkollat e qytetit te Lezhes mbetet ende nje problem i trasheguar qe nuk po gjen zgjidhje.

Ne keto kushte te temperaturave ekstreme nxenesve ne shkollat e Lezhes u duhet te vishen trashë, ose te gjejne zgjidhje alternative per te perballuar acarin e ketij dimri.