Pjerin Ndreu ‘u del borxhit rrilakëve’, u kujton premtimin, dhe poston fotot e fjalës së mbajtur…

“Këto janë gërvishtje toke pa vlerë”, “po shtrohet çakull elektoral”, “këto janë filmatura për vota”… ishin këto disa prej komente skeptike në javët e para të Prillit të këtij viti, ku për më shumë se 30 vite në lagjet e Rrilës, dora e shtetit s’kish prekur kurrë.

Pjerin Ndreu, gjatë një takimi me banorët e Rrilës, e rikonfirmoi bindjen e tij se Rrila, tashmë Qendër Urbane mirfilli, e meriton këtë investim.

Mirëpo, ndërprerja gati 2 mujore e punimeve, për arsye logjistike ua shtoi valencën hipotezave të skeptikëve.

Në fakt, e vërteta dhe realiteti thonë diçka krejt tjetër.

Prej më shumë se një jave punimet po vijojnë me shpejtësi në Rrilë, me kanalizimet dhe në përgatitjen për fazën tjetër të shtrimit të lagjeve, ashtu siç Ndreu e kishte premtuar që në krye të herës.

Ndreu e dha fjalën para 25 Prillit, dhe gjithashtu theksoi se kjo nuk po bëhet për arsye elektorale.

Zgjedhjet mbaruan. Partia Socialiste fitoi. E kryebashkiaku Ndreu, po të ishte për kalkukime dritëshkurtra politike, e kishte gjithë komoditetin e nevojshëm që të mos vazhdonte më tej.

Por jo. Punimet tregojnë se ai ka vendosur t’i shkojë fjalës deri në fund.

Premtimi i tij “se do t’i bëj lagjet e Rrilës për bukuri” po i afrohet realitetit çdo ditë e më shumë.