Pjerin Ndreu Garanton Socialistët e Lezhës: “Kemi 2 opsione… Fitoren ose Fitoren!”

Në një kuriozitet historik thuhet se Perandori i Romës Jul Çezari sa herë që zbarkonte me flotën e tij në brigjet e tokës së armikut, gjëja e parë që bënte, ishte t’u vinte flakën të gjitha anijeve të ushtrisë së tij.

Mesazhi i Perandorit Romak ishte i qartë: “Nuk ka kthim mbrapa, përveçse si fitimtar!”

Mesazhi që deputeti Ndreu ka ndarë sot me socialistët e Lezhës është pothuajse i kësaj trajte, ai u ka thënë të pranishmëve se jemi para dy zgjedhjeve të mundshme, njëra është fitorja dhe tjetra është po përsëri fitorja!

Ai e ka ndarë këtë mesazh edhe me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook:

Nuk do ndalemi pa realizuar fitoren!

PS në Lezhë si synim të saj pa diskutim që në këto momente ka përgatitjet për të marrë Bashkinë e Lezhës e cila prej shumë vitesh nuk drejtohet nga të majtet.

Përmes një statusi dhe disa fotove të shpërndara në facebook deputeti i qarkut të Lezhës Pjerin Ndreu ben me dije se puna me strukturat e PS në Lezhë po merr formë nga dita në ditë dhe që PS nuk do të ndalet pa e fituar sfiden.

Ndreu shkruan se e pamundura për partinë socialiste nuk ekziston dhe që fitorja nuk do të vihet në dyshim.