Pjerin Ndreu fton gjithë lezhjanët të japin mendimin e tyre për “Bashkinë që Duam”

Kandidati për Bashkinë e Lezhës Z. Pjerin Ndreu ka publikuar në faqen e tij zyrtare pamje të takimit të organizuar sot në Pallatin e Kulturës.

Ky takim kishte në fokus konsultimin publik me grupet e interesit, të cilët Ndreu i ka ftuar që të japin idetë dhe mendimet e atyre për atë që do të jetë “Bashkia që Duam!”

Ja si e komenton Ndreu në faqen e tij:

Hapem siparin e konsultimit publik me grupet e interesit ne Lezhë “Per Bashkine qe Duam”

14 tryeza gjate muajit Maj do jene burimi i ideve te zhvillimit, i konceptit te programit te transformimit radikal te menaxhimit te qytetit.

“Bashkia qe Nuk Duam” eshte nje katastrofe dhe fut uje kudo ! Do te demaskojme cdo aspekt negative duke dhene dhe zgjidhjet perkatese.

Ftojme kedo qe mendon se mundet te jape nje kontribut te na bashkohet sepse ka vend per kedo qe ka potencial dhe deshire per te punu.