“Pika që s’i bie Drejtorit!”/ Ky punonjës kthehet rregullisht nga Mirdita në Lezhë vetëm për firmë!

Duke marrë shkas nga postimi i Z. Aleksandër Ndoja në proflin e tij në Facebook i cili shkruan rreth një rasti vërtetë të kobshëm, i fundbotshëm, ç’njerëzor, vendosëm të bënim verifikimet tona në lidhje me vërtetësinë e rastit.

Ja për çfarë bëhet fjalë:

Zotëria i nderuar në foton mësipër quhet Gjon Marku, shkrimtar, autori i disa librave, por që punon në një ndërmarrje, sa në Lezhë e sa në Mirditë. Eshte ora 15.22 i detyruar te shkoje në Lezhë për të firmosur firmosur 8 orarëshin, edhe pse po përsëri nga Lezha, ne mengjes është nis me shërbim për në Mirditë. Pasi të firmose në Lezhë, do kërkojë makinë me ardhë në shpi, në Mirditë…

Kështu pra ndodh, kur një drejtor komandohet si gur shahu, i cili dukshëm nga mungesa e përvojës pandeh se ushtron diktat ndaj punonjësve me anë të firmave, apo listprezencave, duke e detyruar burrin e botës, i cili sigurisht për shkak të varfërisë nuk ngre dot krye nga frika, duke e detyruar pra deri në kufijtë e mizorisë, në gjithë këtë acar dhe erë të niset nga Rrësheni për Lezhë për një firmë.

Drejtues të tipit që kanë mësuar të shohin orën në kyçin e orës dhe të ruajnë me sy si spiunë te dera e hyrjes së institucionit se kush paraqitet me vonesë në punë, drejtues të këtij tipi pra, nga veriu apo nga jugu qofshin, nuk na duhen gjë.

Nuk na duhen aspak ata lloj drejtuesish, nga veriu apo nga jugu qofshin, që mendojnë se punonjësi duhet të rikthehet nga Rresheni në Lezhë, për firmë.

Po çfarë firme është kjo? Kjo është firma e turpit të atij që i janë besuar aftësitë për të manaxhuar një drejtori të tillë siç është AKU Lezhë.

Z. Dorjan Diko

Drejtues i AKU Lezhë është Z. Dorjan Diko, që nga të dhënat e tij në profilin në Facebook rezulton se jeton në Tiranë, por në bazë të mbiemrit na shtyn të përgjithësojmë se vjen nga krahinat e jugut të vendit.

Ne i lutemi Z. Dorjan Diko që të mos na shtyjë të sjellim në kujtesë kohën e mosndjesëpastit me sekretarët e partive nga jugu që i sillte për të bërë ligjin në Lezhë.

Në kohën e tiranozaurit Hoxha kjo ishte e qëllimshme, bëhej qëllimisht, për arsyen e vetme se ata, duke mos pasur asnjë lidhje me veriun e Shqipërisë, s’kishin kurrfarë dhembshurie për të. Atyre mund t’u thoshe: goditni pa mëshirë! Dhe ata do të godisnin pa iu dridhur dora gjithçka: themelet e moralit, të familjes, nderit, burrërisë.

Nga informata ende të pakonfirmuara plotësisht na rezulton se drejtori nuk ka raport të mirë as me punonjësit e tij në AKU-në e Lezhës, për të mos thënë se për disa punonjës është bërë i stërurryer, por që kuptohet, nga frika e rrogës, askujt nuk ia mban të flasë.

(Na kanë ardhë informata edhe për gjobvënie të pabazuara.)

Por prap nuk duam ta besojmë asnjë nga këto, nuk duam kurrsesi ta besojmë se drejtori i agjensisë së ushqimit në Lezhë është një “kasap”.

Ndaj, i bëjmë thirrje drejtorit që të gjejë një zgjidhje urgjente dhe të menjëhershme, për rastin në fjalë, të mos na rastisë herë tjetër ta fotografojmë zotërinë që pret makinë në mes të akullit dhe erës për të vajtur në Lezhë për firmë.

E as mos të dëgjojmë për shantazhe, e as shikime të vengërta ndaj këtij apo kujtdo punonjësi, për shkak të publikimeve në media.

I shprehim urimet e sinqerta zotit Peleshi që nuk mundi kurrsesi të gjente një drejtues në Lezhë për AKU-në në Lezhë, dhe bashkë me urimet i kërkojmë urgjent të kryejë verifikimet për emërimet dhe të njihet në detaje me situatën.