Peticioni mbërrin në Lezhë! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton të gjithë lezhjanët!

Lezha do të jetë nesër stacioni i tretë jashtë Tiranës i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila organizoi mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës në të njëjtin vend, ashtu siç ka qenë më parë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret nesër të gjithë lezhjanë të mblidhen përballë Pallatit të Kulturës ditën e mërkurë (nesër) në ora 17:00 në shenjë proteste si dhe për të dhënë kontributin e tyre që peticioni në fjalë të shkojë përpara ashtu siç është konceptuar.

Në këtë protestë do të jetë i pranishëm Edmond Budina, Mirela Karabina dhe aktorë të tjetër të Aleancës. Thirrja e tyre i drejtohet çdo qytetari t’u bashkohet përtej partive politike.