Përqafime, dhurata e buzëqeshje! PS Lezhë në stacionin e radhës sot…

Në vazhdën e aktiviteteve sociale PS e Lezhës ka patur sot si stacionin e radhës takimin me 100 familje të fëmijëve jetim.

Fytyrat e qeshura të fëmijëve në këtë eveniment janë tregues i atmosferës së gëzueshme që u krijua sot për ta.

Biznese dhe kontribues individual arritën të mblidhnin fonde të mjaftueshme për kutitë me dhurata që morën fëmijët.

Sadoqë këto aktivitete në prag vitesh elektorale shihen me skepticizëm, dhe si për fushatë, ajo që vlen në fund është se në mbresat e fëmijëve nesër nuk do të mbetet fushata por momentet e gëzuara sëbashku.

Dhe po, kjo mund të jetë një mënyrë e bukur dhe inteligjente e të bërit fushatë, nëse fushatë mund ta quajmë.