Përplasen 2 automjete dhe 1 motor në aksin Lezhë-Shëngjin, një rëndë…

Tjetër përplasje automjetesh në Shëngjin.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Ngjarja ndodhi pranë Knallës.

Gazetari i BalkanWeb Elidon Ndreka raporton se dy automjete dhe një motor janë përfshirë në një aksident, ndërsa mes 3 personave njëri prej tyre është më rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.

Shtimi i qarkullimit të automjeteve për shkak të sezonit aksin Lezhë – Shëngjin, e bën akoma më të rëndësishme thirrjen për kujdes dhe vëmendje në timon për drejtuesit e automjeteve.