Përkeqësohet moti/ Bora erdhi e na gjeti pa një grusht kripë

Bora erdhi e na gjeti pa një grusht kripë.

Është e kotë t’i gëzohemi borës sepse s’jemi të zotët ta presim.

Si pasojë e përkeqësimit të motit me reshje debore dhe erera te fuqishme, dhjetra makina janë bllokuar në rrugën e kombit. Në terren raportohet se nuk ka borëpastruese gjithashtu nuk është hedhur as kripe dhe as skorje.

Gjithashtu raportohet se janë krijuar rradhë të gjata për shkak të borës, ndërkohë që të bllokuara kanë mdetur mjete të tonazhit të rëndë.

Bëhet e ditur se prej 40 minutash kanë mbetur të bllokuar dhjetja drejtues mjetesh që po shkojnë në drejtim të Tiranës.

Situata është problematike në aksin rrugor Reps -Rrëshen 5km para se të futesh në Rrëshen.