Përfundon supermbledhja e Këshillit të Bashkisë Lezhë, kalojnë vendimet e tokave dhe pronave

Në një mbledhje të thirrur përmes mjeteve të komunikimit elektronik, Këshilli i Bashkisë Lezhë i kryesuar nga Z. Ernest Rakaj ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ose më saktë të themi, një supermbledhje, për shkak të volumit të projekt-vendimeve që kanë kaluar në sitën e Këshillit ditën e sotme.

Faqe 1 nga 2
Faqe 2 nga 2

Nga një vështrim i shpejtë i asaj që ka qënë në tryezën e këshilltarëve mund  të deduktojmë me siguri se komisionet e Këshillit të Bashkisë kanë punuar me intensitet të shtuar.

Kohët kur Këshilli Bashkiak mblidhej për të miratuar vetëm ndihmën ekonomike i përkasin së shkuarës tashmë. Me gjithë këto projekt-vendime për shqyrtim, për të kaluar në sitën e Këshillit, e për t’u analizuar një-për-një, janë një tregues kokëfortë i angazhimit serioz të strukturave dhe i zgjidhjes së ngërçeve juridike si për institucionet ashtu edhe për qytetarët.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të Komisionit Juridik, të Komisionit të Ekonomisë dhe të Komisionit të Shërbimeve Publike