Përfundon Mbledhja e Këshillit, miratohen emrat e 60 kryepleqve për çdo fshat të Lezhës

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës së Këshillit të Bashkisë Lezhë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Në rendin e ditës përveç zërave të përmuajshëm siç janë fondet e kushtëzuara, ndihma ekonomike dhe për të pastrehët, në tavolinë ka qënë edhe dokumenti për miratimin e kryetarëve të të gjitha fshatrave të Lezhës.

Pas një pune disamujore, intensive dhe plot me negociime, komisionet e ngritura nga Këshilli, ia kanë dalë mbanë që për herë të parë Kryetarët e Fshatrave të Lezhës të zgjidhen me votë nga vetë banorët.

Një zotim ky i Kryetarit Rakaj që në krye të herës, të cilin sot e përmbushi duke i dhënë firmën përfundimtare dhe miratimin prej shumicës së këshilltarëve.

Në listën më poshtë, lexuesi mund të shohën sipas njësisë kryetarin e zgjedhur të çdo fshati në Lezhës. (Gjithsej 60.)

  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Blinisht
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Dajç
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Ungrej
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Balldren
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Shëngjin
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Shënkoll
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Zejmen
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Kolsh
  • Kryetarët e Fshatrave për Njësinë Administrative Kallmet

Këshilli i Bashkisë i ka lënë afat deri me 28 Shkurt 2021 Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse që të mblidhen të gjitha vulat ekzistuese të çdo fshati për t’i nxjerrë jashtë përdorimit sipas ligjeve në fuqi.

Marrjen e të gjitha masave nga Kryetari i Bashkisë për përgatitjen e vulave të reja dhe brenda muajit shkurt 2021 dorëzimin e tyre tek secili Kryetar Fshati i miratuar sot me VKB.

Me Vendim të Këshillit Bashkiak u sanksionua gjithashtu se në rastet e mosdorëzimit të dokumentacioneve përkatëse apo vulave nga ish Kryetarët e Fshatrave, autorizohet Kryetari i Këshillit të Bashkisë për të bëre denoncimet pranë organeve ligjore.