Përfshihet nga flakët kati 10 i një pallati në Lezhë

Është përfshirë nga flakët kati i 10 i një pallati në Lezhë.

Gazetari i BalkanWeb Elidon Ndreka, raporton se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombule gazi.

Nga tentativa për të neutralizuar flakët, ka pësuar djegie kryefamiljari.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e parë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Në afërsi të vendngjarjes është regjistruar edhe një video, të cilën mund ta ndiqni këtu.