Përfaqësuesit e Biznesit: “Nevoja për profesionistë ka arritur pikën kritike!”

Lezhë, përfaqësuesit e bizneseve: Kemi veshtirësi në gjetjen e profesionistëve.

Është zhvilluar sot konferenca me temë “Nevoja për oferta të reja” në kuadrin e Javës së Praktikave Profesionale, me mbështetjen e projektit Aftesi për Punë dhe Drejtorisë Rajonale të Zyrës së Punës, Lezhë.

Kjo konference kishte si qëllim përshtatjen e profileve të shkollës me tregun e punës dhe konkretisht,si i përgjigjet shkolla profesionale nevojave të rajonit për përpunimin e ushqimit.

Në ketë takim moren pjesë përfaqësues të bizneseve që operojnë në Lezhë dhe jo vetem të cilet theksuan rëndesinë e bashkëpunimit me shkollen profesionale si dhe ngriten mjaft problematika të cilat kanë të bejnë me mungesen e profesionisteve kryesisht në drejtimin e Teknologjisë Ushqimore.

Përfaqësuesit e bizneseve theksuan se tregu ka nevojë për teknolog të cilet në Lezhë veshtire që mund t’i gjesh ata kerkuan edhe krijimin e kurseve disa mujore për disa profesione të cilat më së shumti kërkohen nga tregu.

Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e bizneseve theksuan veshtirësit për të gjetur punonjës dhe ketë mungesë ata më se shumti e lidhen edhe me emigrimin masiv që ka ndodhur vitet e fundit në vendin tonë.