Përfaqësuesi i PD, reagon për zhvillimet në Lezhë, dhe vendos një standart të ri…

Që shtëpia muze e At Gjergj Fishtës do të bëhet është tashmë një fakt i cili mban vulën e njomë të Ministrisë së Kulturës dhe se ky zhvillim pozitiv ka cytur një reaksion zinxhir zhvillimesh pozitive edhe në rrafshe të tjera.

Z. Indrit Vokshi, pjesëbërës i forumeve më të larta të Partisë Demokratike e ka komentuar me nota pozitive këtë zhvillim në Lezhë.

Ai shprehet se kur bëhet fjalë për të mirën e qytetit, krahu politik bëhet i parëndësishëm.

Po të kishte dashur Z. Vokshi t’i mëshonte polarizimit politik për çdo çështje e për çdo kauzë ai mundte me shumë thjeshtësi të hidhte dyshime mbi fondet, të kritikonte për vonesën, të hipotezonte pse pikërisht tani, por ai nuk bëri asnjërën nga këto, në fakt, ai përshëndeti vendimin dhe përdori fjalë ogurmira, duke vendosur kështu një standart të ri të diskursit kur bëhet fjalë për qytetin dhe kulturën kombëtare.

Ky fakt gjen mbështetje edhe tek miqtë e tij të majtë të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht reagimin e Vokshit.

Ndoshta jo vetëm Partia Demokratike por e gjitha sfera politike shqiptare ka nevojë për politikanë të tillë të freskët dhe me mentalitet përbashkues kur bëhet fjalë interesat e të mirës publike, qoftë ajo lokale apo kombëtare.