Përditësohen të dhënat, Lezhës i shtohen 3 raste!

Në bazë të informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se ditën e sotme me 4 Prill paraqiten 3 raste të reja pozitive me COVID-19 në Lezhë duke e çuar në 14 numrin të total të të prekurve.

Ditën e djeshme u mësua në lidhje me një rast të dyshuar e të pakonfirmuar të një pacienteje 18 vjeçare në Rrilë me COVID-19.

Sqarojmë lexuesin se: Pacientja 18 vjeçare nuk ka lidhje me Rrilën, por është pacientja nga Lezha me COVID19 që u operua nga apendesiti, dhe se për Rrilën nuk ka asnjë rast pozitiv, të konfirmuar nga autoritetet spitalore.