“Për 5 ditë kemi asistuar mbi 900 familje!”/ Bashkia Lezhë vijon operacionin humanitar

Asgjë s’na ndal!

Kjo është fraza e Bashkisë Lezhë e publikuar ditën e djeshme në faqen zyrtare gjatë shpërndarjes së pakove në kuadrin e operacionit humanitar.

Pakot e shpërndara në të gjithë Shqipërinë, me mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”, po shpërndahen masivisht nëpër të gjithë territorin e republikës. Kujtojmë lexuesin se pak ditë më parë avionët e Air Albania kanë sjellë nga Turqia një sasi të madhe materialesh për t’u ardhur në ndihmë spitaleve me pajisje por edhe atyre në nevojë me pako.

Por nuk është vetëm kjo, pasi në statusin e Bashkisë Lezhë, thuhet se edhe biznesi ka filluar të ndërgjegjësohet me situatën, por jo vetëm, edhe bamirës individual po përfshihen gjërësisht me aq sa kanë mundësi.

900 familje për 5 ditë nuk janë pak, dhe se me këtë ritëm, në harkun e një jave mund të thuhet se është trokitur në derën e çdo familjeje në nevojë në Lezhë. Për të filluar më pas, përsëri, me xhiron e dytë!