Peleshi në Lezhë: “Jemi në gatishmëri 24/7”

Ministri i Mbrojtjes Z.Niko Peleshi ka vizituar ditën e sotme rajonet më të dëmtuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.

Peleshi ka më pak se dy javë që nga dita kur u dekretua si Ministër dhe rrugëtimin e tij në këtë dikaster e ka nisur me “marsh të rëndë”  dhe kjo jo për dëshirën e tij, por sepse natyra e ka imponuar një gjë të tillë.

Kudo që situata është serioze, kudo që jeta njerëzore është në rrezik, prezenca e ushtrisë nuk është asnjëherë e tepërt.

Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur menjëherë thirrjes eë autoriteteve lokale të Lezhës për të mbështetur Emergjencat Civile me logjistikën e nevojshme.

“Sot gjatë ditës në zonën e Shkodrës dhe Lezhës ku trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura janë në gatishmëri të plotë në mbështetje të komunitetit.”, shkruan Peleshi në faqen e tij zyrtare në Facebook