PD Lezhë publikon videon! Alfrida Marku: “Ja çfarë po mbulohet me këtë tymnajë!”

Pak minuta mëparë në faqen e saj zyrtare Znj. Alfrida Marku, Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD si dhe Sekretare e PD Lezhë ka publikuar një video në të cilën shfaqet kryeministri i vendit në deklarata kundërthënëse në kohë të ndryshme mbi të njëjtën temë, atë të hashashit.

Në materialin e publikuar thuhet se Edi Rama e ka ndezur debatin për të mjegulluar me tym hashashi mediatik pamjen e vërtetë të realitetit të trishtë në Shqipëri.

Ndiqeni të plotë videon e publikuar nga Znj. Marku:

“Ndërkohë që ekonomia shqiptare është në paqëndrueshmëri të përvitshme dhe kriza ekonomike rrezikon të jetë me e forta e dy dekadave, prioritet per Edi Ramën është legalizimi i prodhimit të drogës dhe garantimi i aktivitetit kriminal të mbështetesve te tij në çdo cep të Shqipërisë.

Rënia e parashikuar me 9% e ekonomisë, më e rënda në rajon, nuk ka shkak pandemia, pasi fondet e alokuara nga Buxheti i Shtetit janë të papërfillshme (aq sa 2 km rrugë në Unazën e re).

Shkaku është menaxhimi i pamatur i ekonomisë shqiptarë në këto 7 vite dhe drejtimi i ekonomisë, përcaktimi i prioriteteve nga politika abuzive.

Rilindja urbane dhe konçensionet miliarda euro shkatërruan ekonomisë shqiptare në vend që të investohej në industrinë prodhuese, bujqësi apo turizëm.”