PD Lezhë futet në sitë, ja emrat për kandidatë që po spikasin…

“Njerëzit më të verbër janë ata që nuk pranojnë të dëgjojnë”, thotë një rrëfimtar i njohur amerikan.

Partia Demokratike, javën që shkoi, ndërmori një prej vendimeve më përcaktuese për të ardhmen e saj. Kandidatët në listat e saj për deputetë nuk do të mbijnë si kërpudha e as nuk do të jenë produkt i verbërisë politike, pasi emrat e tyre, do të burojnë tashmë nga një proces që nis nga më i skajshmi anëtar i bazës.

Partia Demokratike ka vendosur të dëgjojë, me qëllim që të shmangë rrugën e verbërisë politike. Kujtojmë se PD është një subjekt politik i cili ka merita të pamohueshme për larminë dhe kalibrin e lartë të personaliteteve që i ka dhënë Kuvendit dhe Shqipërisë.

Kështu pra, Partia Demokratike ka vendosur të rikthehet tek miniera e saj e diamanteve, që asnjëherë nuk e ka lënë duarbosh, por gjithmonë, sa herë i është drejtuar, ia ka dalë të zbulojë personalitete vezulluese.

Një proces i tillë po koordinohet në të gjithë degët e PD-së në Shqipëri, ku për Lezhën, në krye të tij është i deleguari i kryesisë Z. Flamur Hoxha.

Në foto: Nga e majta, Zef Gjoka, Flamur Hoxha, Alfrida Marku

Demokratët e Lezhës kanë nisur një tour intensiv takimesh me bazën dhe anëtarësinë për të dëgjuar e shënuar propozimet e tyre, ku sipas informacioneve (të pakonfirmuara) të deritanishme mbiemrat Filopati, Frrokaj, Marku, Ndoci, Gjeloshi, Metaliaj, Hila, e Vokshi kanë filluar të spikasin.

E përsërisim, emrat në sitë janë të shumtë, dhe ende nuk ka një kthjelltësim, e aq më pak zyrtarizim.

“Ndjehem mirë, sepse ndjehem i dëgjuar”, shprehet një anëtar i PD Lezhë, “ajo çfarë do të ndodhë më pas nuk dihet, por deri në këto momente ndjehem pjesë e procesit dhe e produktit që do të pasojë.”

“Fillimi i mirë, gjysma e punës”, shprehet një i ri ndërsa bën simbolin “victory” me dy gishta duke buzëqeshur.