PD e Lezhës vizitë Myftinisë dhe uron besimtarët për Fitër Bajramin!

Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike Dega Lezhë është publikuar fotoja e takimit që përfaqësuesit më të lartë të kësaj dege patën ditën e sotme në Myftininë e Lezhës.

Në përshkrim të këtij takimi, PD e Lezhës ka përcjellur edhe urimin e saj për të gjithë besimtarët myslimanë:

Kryetari i PD Lezhe Z.Zef Gjoka shoqeruar nga Z. Fran Frrokaj, nga ish deputetja Znj.Lindita Metaliaj, Sekretarja e PD Lezhë Znj.Alfrida Marku, Sekretari për Burimet Njerëzore Z.Enver Hafizi vizituan, Myftinine e Lezhës nga ku uruan besimtaret mysliman me rastin e Fitër Bajramit.

Permes mesazhit ndare me Imamin Muis Shehu, uruan lezhjanet dhe mbarë besimtarët për mbaresi, begati dhe paqe. Gjate vizites u diskutuan dhe veshtiresite nga menyra se si po festohet nje feste e shenjte per shkak te situates, duke evidentuar sakrificen per te sfiduar çdo pengese ne rrugen qe te çon tek besimi ne Zot.